THUMANË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Thumanë. Nga raportimet e para dyshohet për një të plagosur. Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikt mes kushërinjve.

Më tej raportohet se i plagosuri ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ndërsa policia është drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt.