Të shtëna me armë në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se disa banorë janë konfliktuar me sende të forta në afërsi te shkollës Çajupi.

Sherri nuk ka lidhje me shkollën dhe janë dëmtuar 4 persona me sende të forta.

Dyshohet se njëri ka qëlluar në ajër me armë zjarri por deri tani nuk konfirmohet nëse ka të plagosur nga arma.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar përshkallzimin e konfliktit. Është sekuestruar një armë zjarri pistoletë ndërsa dy persona janë shoqëruar në komisariat.