Shëngjin – Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kunes në Shëngjin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në zonë, i cili më pas ka eskaluar në përdorim armësh zjarri.
I plagosur ka mbetur Kristjan Gjoni, i cili është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të përfshirë në ngjarje.
Hetimet vijojnë.





