Dy të rinj hajdutë, të veshur si policë, përfundojnë keq në familjen shqiptare në Londër.

Ata kanë hyrë për të vjedhur, por janë kapur mat dhe janë filmuar nga shqiptarët.

Aty dëgjohen edhe të sharat e shqiptarit, i cili u përball papritur me dy të rinjtë që nuk janë shqiptarë, por të huaj.

Pasi kanë kuptuar që kanë rënë në një “vend të gabuar”, punonjësit e kamufluar të policisë janë larguar me vrap. Ata janë ndjekur deri në një pikë nga e zonja e shtëpisë.

Pamjet janë bërë virale dhe është publikuar nga dhjetra media lokale.