Një tërmet është regjistruar pak minuta më parë në qarkun e Elbasanit, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë së Mesme.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në Elbasan, Tiranë, Lushnjë dhe deri në Durrës, duke shqetësuar qytetarët në zonat përkatëse.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.






