Tërmeti në vendin tonë, plasariten muret e spitalit dhe dëme në disa pallate në Pukë

Një tërmet 4.7 ballë me epiqendër pranë Pukës ka goditur mbrëmjen e kaluar vendin tonë.

Mësohet se ka pasur dëme materiale si plasaritje në muret e spitalit të qytetit, dhe dëme në disa pallate.

Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pukës, mbrëmjen e djeshme.

Bashkia Pukë po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritjeë, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit, thuhet në njoftimin e bashkisë Pukë.