Lëkundje tërmeti janë ndier pak minuta më parë në Shqipëri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë pranë Bulqizës, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur aktivitet të shtuar sizmik.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në katet e sipërme të ndërtesave në Tiranë. Mësohet se tërmeti pati një magnitudë prej 4.1 të shkallës Rihter. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale.