Dy vite më parë në Gramsh 35-vjeçari Alvin Hysa mbyti me jastëk bashkëshorten e tij, Gurije Hysa.

Tezja e autorit rrëfen se nipi i saj ka qenë shumë i qetë atë ditë, kanë konsumuar ushqim të dy së bashku, më pas ai ka parë dhe ndeshjen në televizor dhe më pas ndodhi krimi makabër në dhomën e gjumit.

Tezja thotë se nipi nuk ka dhënë shpjegime për kryerjen e një veprimi të tillë, por ka thënë thjesht se ka qenë një punë mes çiftit.

Ajo shton gjithashtu se Alvini vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi është dhunuar në vitin 2003 në Greqi.

“Ishin shumë mirë, hëngrën pimë, kishte parë dhe ndeshjen se lozte Shqipëria me Turqinë dhe më pas djali iku nga dhoma.

I kemi thënë- “Ç’na bëre kështu Alvin?”

“Kjo është punë çifti”, na ka thënë.

Nipi im është dënuar, ka bërë dhe 8 muaj burg përpara për dhunë ndaj të ndjerës. Ishte dy vite përpara se të ndodhte ngjarja që e mbyti me jastëk më 23 mars 2019.

Zonja lajmëroi policinë dhe u largua te familja e saj, ndërsa policia mori atë dhe ai u dënua me 8 -muaj burg.

Ribashkimi ndodhi se e ndjera nuk kishte vend, nuk ndihej mirë te babai aty ku ishte, nuk kishte gjendje ekonomike. I tha kunata e vet që do të rikthehet te Alvini.

Edhe kunata ime, edhe motra ime i thanë “si ndihesh ti, tani, ku e gjen sigurinë për tu rikthyer te vëllai im, pavarësisht që ne duam të kthehesh te vëllai im”. Vendosi nga fëmijët, ishin 3 fëmijë.

Nipi vuante nga probleme të shëndetit mendor, që nga viti 2003 në Greqi. Ai ishte në një stan dhe aty shkuan e goditën natën dhe ai nuk u bë më nga kjo gjë”, tha tezja.