Thellohet tragjedia e minierës së Lajthizës në Tropojë.
Nxirret i vdekur edhe minatori i dytë Afrim Zhutaj, 43 vjeç.
Minatori i parë që ndërroi jetë ishte Adil Dauti, ndërsa katër të tjerë mundën të shpëtonin.
Afrim Zhutaj la pas 3 fëmijë ndërsa Adil Dauti 2 fëmijë.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.





