Teksa pak ka mbetur nga prime-i i sotëm ku pritet të diskutohen ngjarje të shumta që kanë ndodhur në shtëpi këto 4 ditë, një debat mes Julit dhe Liamit ka ndodhur pasditen e sotme.
Teksa po diskutonin, Liami nuk e ka mbajtur veten dhe i ka thënë Julit se ai do thotë çfarë të ketë qejf
Do them ça të më dojë rro*ka, dëgjohet të thotë Liami.
Ndërsa Juli i ka kërkuar ta përmendë edhe njëherë këtë fjalë.
“Thuje thuje dhe njëherë atë që the,” tha Juli.
“Hajt ik më le rehat, ec andej,” iu përgjigj Liami.
“Thuje dhe iher o trim, o trim i madh, rro*kën nuk e ke në kokë, mos e ke poshtë, qeke djalë pis” tha Juli.
“Qeke banal,” përfundoi Liami.
