Një incident është regjistruar ditën e sotme, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani. Policia bën me dije se shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.
Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese.
Pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes