Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit, por pa LSI-në. Sipas raportimeve mësohet se në Kuvend do të jenë grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.

Grupimi i parë do të quhet “Aleanca për Ndryshim” dhe në të do të jenë Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehu, Vangjel Dule dhe 3 deputetët e regjistruar si të Partisë Republikane, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase. Kryetar i grupit do të jetë Fatmir Mediu, por me rotacion.

Grupi i dy të parlamentar “Demokraci për Integrim” do të jenë tre deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Nustret Avdullai. Për të krijuar këto grupe parlamentare, PD-ja do të i japë shtatë deputetë, me qëllim që të mos kenë pengesa në formimin e kësaj strukture parlamentare.

Kujtojmë se në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit.

Basha nuk është treguar “bujar” me Monika Kryemadhin, e cila nuk do të krijojë dot një grup parlamentar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here