Fushë-Krujë- Pas masakrës në Fushë-Krujë, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka reaguar edhe modelja e twerk-ut, Serena Sula. Ahjo ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën, teksa ka shprehur keqardhjen për humbjen e shokut të saj.
“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehsh në paqe e të ndritë shpirti”, shkruan Serena.
Kujtojmë që dje përveç Stresit dhe Feros edhe Jasmin Kadriu ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video krah 22-vjeçarit, duke shprehur edhe ngushëllimet e saj.
Brilant Martinaj kishte një rreth të zgjeruar miqsh edhe pse i ri në moshë.






