Një grua 60-vjeçare nga juglindja e Francës u drogua nga burri i saj dhe u përdhunua për vite me radhë nga 40 burra të huaj të cilët bashkëshorti i saj i kishte kontaktuar përmes internetit.

Sipas Protothema gruaja rreth të 30-tave, nënë e 3 fëmijëve tha se burri i saj 65-vjecar filmonte të gjitha përdhunimet që prej 10 vitesh ndërsa ajo ishte nën efektin e drogës.

33 persona përfshirë dhe bashkëshortin e saj janë arrestuar nga policia ndërsa 9 të tjerë janë në paraburgim. Gjatë hetimeve të kryera janë zbuluar të gjitha videot ku gruaja shihet teksa përdhunohet nga burra të ndryshëm.

Po ashtu u gjetën dhe mesazhe ku bashkëshorti organizonte takime për këdo që donte të kryente marrëdhënie seksuale më gruan e tij teksa ajo ishte e pavetëdijshme.

Autorët e krimit janë të moshës nga 24 deri në 71 vjec, disa të divorcuar, me femije apo të lidhur.