ITALI- Një adoleshent ka dhunuar për vdekje gjyshin e tij. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Itali. Sipas mediave të huaja, adoleshenti e ka goditur të moshuarin 78-vjeçar me fshesë korrenti dhe me shkelma.
Si pasojë e goditjeje, i moshuari ka ndërruar jetë. Paraprakisht raportohet se shkak për nisjen e konfliktit që solli vdekjen e të moshuarit janë bërë kritikat që viktima i bënte nipit të tij për kohën e shpenzuar në rrjetet sociale.
Ajoq që e bën më të rëndë ngjarjen është se i riu ka filmuar veten teksa dhunonte gjyshin dhe të gjithë skenën e ka publikuar në rrjetet sociale. I riu është vënë në pranga dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.