KORÇË -Ngjarja makabre në Korçë. Nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe në dollap.

Foshnja e pajetë e cila u gjet brenda valixhes në banesën në lagjen numër 15 në Korçë, u gjet nga bashkshëshorti Klodi Asimllari. Ky i fundit, ishte rikthyer nga emigracioni prej një muaji dhe ka nuhatur erën e rëndë në dollap
Aty ka gjetur foshnjen e dekompozuar në valixhe.

Ai i tha policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij. Çifti, janë prindër të një fëmije 5-vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se gruaja vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Ajo është transportuar në maternitetin e qytetit, për të kryer ekzaminime të mëtejshme.