Ditën e sotme, një operacion është zhvilluar në Vibo Valentia komunë në rajonin e Kalabrisë për të ekzekutuar 11 urdhër arreste, për persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge.

11 të dyshuarit akuzohen për transport, shitje dhe transportim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash.

Masat e arrestit janë vijim i një operacioni të mëparshëm të zhvilluar kundër bandave “ndrangheta” në zonën e Vibos si dhe për rrjetet e furnizimit të drogës, të ardhura edhe nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria, përveç kanaleve të shitjes edhe jashtë Kalabrisë, si ato të drejtuara drejt Siçilisë.