E trishtë! Hëngri një kokërr rrush, ndërron jetë 2-vjeçari
Suresnes, Francë – 9 Prill 2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Suresnes të Francës, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt me një kokërr rrush.

Sipas raportimeve të medias britanike The Independent, vogëlushi ishte vetëm disa ditë larg ditëlindjes së tij të tretë, që do ta festonte më 15 prill. Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mbrëmje, kur fëmija pësoi një arrest kardio-respirator pas gëlltitjes së kokrrës së rrushit.

Prindërit e tij thirrën menjëherë ndihmën e shpejtë, por kur ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën vogëlushin në gjendje kritike, tashmë në arrest kardio-respirator.

Përpjekjet e stafit të urgjencës për ta shpëtuar zgjatën për më shumë se një orë, por fatkeqësisht, fëmija u shpall i vdekur rreth orës 21:30 në banesën e familjes së tij.

Ky rast ka rikthyer vëmendjen mbi rrezikun që paraqesin ushqimet e vogla, si rrushi, për fëmijët e vegjël, dhe nevojën për kujdes të shtuar gjatë ushqyerjes së tyre.

Tragic! 2-year-old dies after choking on a single grape
Suresnes, France – April 9, 2025

A heartbreaking incident occurred in Suresnes, France, where a 2-year-old child died after choking on a single grape.

As reported by The Independent, the boy, who was just days away from celebrating his third birthday on April 15, passed away on Monday evening following a cardio-respiratory arrest triggered by the choking incident.

The child’s parents called emergency services immediately, reporting that he had swallowed a grape. However, when paramedics arrived, they found the boy already in cardio-respiratory arrest.

Despite efforts to revive him that lasted for over an hour, the child was declared dead at around 9:30 PM at the family’s home.

This tragic event has once again highlighted the dangers posed by small foods like grapes for young children and the importance of close supervision during meals.