Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur sot në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J. Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke të njëjtën gjë.

Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 90 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.