Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.

Nga burimet bëhet me dije se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.