Ngjarje tragjike në Lushnjë. Një 13-vjeçar ka mbërritur i vdekur në spital.

Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje tragjike, për të cilën policia thotë se ka nisur hetimet.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është dërguar nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.