Një plagosje me armë u regjistrua mbrëmë te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.
Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga plagoasja e 22-vjeçarit Redi Balla.
Ngjarja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, dhe për të ka folur vetë i riu i plagosur.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin. Dikush m’u afrua dhe më qëlloi. Nuk e pashë autorin, se mbulova kokën me duar,” thotë ai.
Balla i cili mori një plumb në këmbë, gjatë natës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.