TIRANË- Shpërthim me tritol në Kamëz. Banorët janë zgjuar në orët e vona të mbrëmjes të panikosur nga një shpërthim që kanë dëgjuar.

Lënda plasëse iu është vendosur mjetit tip ‘Audi’ i cili ishte i parkuar në Bulevardin Blu.

Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtë të një dyqani aty pranë. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.

Kamzë/Informacione paraprake

Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.