Lamtumirë verë. Temperaturat e larta dhe ditët e nxehta me diell përvëlues nga nesër dhe në vazhdim do ia lënë vendin motit me reshje shiu, herë pas here të dendura dhe të shoqëruara me breshër.

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb tha për Abcnews.al se vranësirat do të shtohen gjatë ditës së shtunë dhe të diel ku në disa zona do të ketë edhe reshje shiu si dhe rënie të temperaturave.

Lexo edhe: Fundjava sjell rënie të temperaturave, të dielën reshje shiu në këto zona

Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar hartën e zonave ku do të godasë rrebeshi i shiut si pasojë e përkeqësimit të motit. Pjesa më e goditur nga moti i keq në Shqipëri pritet që të jetë juglindja.

Moti i keq i fundjavës do të vazhdojë me uljen e temperaturave, erë dhe mot të kthjellët edhe gjatë javës që vjen duke u futur dalëngadalë në stinën e vjeshtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here