Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka në plan të dëbojë Princ Harryn nga SHBA, pavarësisht debatit mbi statusin e tij të imigracionit. Në një intervistë për New York Post, Trump u shpreh se nuk do të ndërmarrë një veprim të tillë, duke shtuar se “ai ka mjaft probleme me gruan e tij. Është e tmerrshme.”

Në të kaluarën, Trump kishte paralajmëruar se nëse rizgjidhej president, mund ta dëbonte Princ Harryn për shkak të pranimit të tij mbi përdorimin e drogës, çka mund të përbënte shkelje të rregullave të vizave amerikane. Në autobiografinë e tij “Spare”, Harry kishte pranuar se kishte konsumuar drogë, gjë që normalisht do të ishte arsye për refuzimin e vizës në SHBA.

Deklaratat e Trump kanë shkaktuar sërish reagime në media dhe opinionin publik, ndërsa çështja e statusit të Princ Harryt mbetet ende një temë e debatit politik dhe ligjor në SHBA.