Ata kanë mbërritur nga Amerika dhe po përjetojnë një eksperiencë të pazakontë në Shqipëri. Është pikërisht ajo që kanë ëndërruar. Të udhëtojnë në vende të panjohura, të takojnë njerëz e kultura, të bëhen pjesë e traditës dhe e jetës së përditshme të tyre.

Parku i Shëbënik Jabllanicës në Librazhd është kthyer një ndër destinacionet më të frekuentuara të turizmit malor në Shqipëri.

Mijëra turist,ë nga të katër anët e botës, kanë vizituar tashmë këtë park dhe kanë mbetur të mahnitur nga bukurtë natyrore që ai ofron.

Por jo vetëm kaq. Ata kanë mundësinë të ndjejnë mikpritjen shqiptare, të shijojnë ushqimet tradicionalee gjithcka tjetër që nuk mund ta gjejnë në vendin e tyre.

Ky grup turistësh amerikanë është bashkuar me fermërët e zonës të cilët po mbjellin pataten. Patatja e Stëblevës është me famë në Shqipëri. Ende sot e kësaj dite ajo mbillet në formë tradicionale, me parmendë me kafshë e jo me makineri. E kjo mënyrë i ka mrekulluar turistët.

‘Jemi të lumtur që po mbjellim patate këtu në Parkun kombëtar të Shebenikut- shprehet një turist. Është një mrekulli këtu, njerëz të mrekullueshëm, ushqim fantastik, ajri i freskët, gjithcka frskët . Njerëz që të hyjnë në zemër. Ejani këtu, qëndroni disa ditë, merrni edhe njerëz të tjerë , mbilleni tokën dhe shijojeni’, prfundon ai.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan, Fatmir Brazhda thotë se ky ‘është një lloj turizmi i ri që po implementohet në Parkun Kombëtar ku grupe të ndryshme turistësh, përvecse shijojnë bukuritë natyrore duan të kontibuojnë për mbjelljen e kulturave bujqësore vecanërisht patates.’

Qarku i Elbasanit shquhet për bukuri natyrore dhe turizmi malor është ndër më të shprehurit vitet e fundit.