Dy helikopterët po fluturonin njëri pas tjetrit. Helikopteri i parë Bell 407 i kompanisë Superior Air, me katër pasagjerë dhe një ekuipazh prej një piloti, u ul në pistën e kompanisë Helipad që ndodhet në fund të sallës shumëfunksionale Lolos në Spatë, shumë pranë aeroportit Eleftherios Venizelos. Në helikopterin e dytë në vijim, ishin prindërit e 21-vjeçarit që humbi jetën.
GREQI- Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e së hënës ku një 21-vjeçari ka humbur jetën në një heliport privat në Spatë të Greqisë ku një grup turistësh britanikë po ktheheshin me dy helikopterë privatë nga Mykonos ku kishin kaluar pushimet.
Sipas Protohemës, Pasi zbarkuan në pistën e kompanisë, ata synuan të zhvendoseshin në aeroportin Eleftherios Venizelos të Athinës, të hipnin në avionin privat të familjes dhe të ktheheshin në Britani. Dy helikopterët po fluturonin njëri pas tjetrit. Helikopteri i parë Bell 407 i kompanisë Superior Air, me katër pasagjerë dhe një ekuipazh prej një piloti, u ul në pistën e kompanisë Helipad që ndodhet në fund të sallës shumëfunksionale Lolos në Spatë, shumë pranë aeroportit Eleftherios Venizelos. Në helikopterin e dytë në vijim, ishin prindërit e 21-vjeçarit që humbi jetën.
Pas uljes së Bell 407 të kompanisë Superior Air, katër pasagjerët u larguan nga zona e helikopterit për të hipur në makinat që do t’i çonin në aeroportin Eleftherios Venizelos. 21-vjeçari nga Britania sapo kishte zbritur nga helikopteri ku në rrethana ende të pazbardhura, ai është goditur nga helika e bishtit të helikopterit që ishte në funksion dhe ende rrotullohej, duke e vrarë tragjikisht.
Helikopteri i dytë, ku ndodheshin prindërit e 21-vjeçarit britanik, ishte nga pas dhe ende nuk ishte ulur kur ndodhi aksidenti tragjik. Dy operatorët kanë komunikuar pas incidentit dramatik dhe piloti i helikopterit të dytë ka kërkuar dhe ka marrë leje për t’u ulur në aeroportin e Eleftherios Venizelos, në mënyrë që britanikët të mos shihnin tragjedinë që i kishte ndodhur djalit të tyre.
Pasi zbarkuan në dy helikopterët që ktheheshin nga Mykonos, britanikët planifikuan të transferoheshin në aeroportin Eleftherios Venizelos ku avioni privat i familjes i priste për t’i çuar në shtëpi. Fatkeqësisht, ata u përballën me një nga tragjeditë më të këqija që mund të godasë prindërit. Djali i tyre 21-vjeçar vdiq papritur dhe tragjikisht, ku edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta ai kishte ndërruar jetë në vend.