ITALI- Një 38-vjeçar maroken ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas katër muajsh qëndrimi në spital. Ai ishte qëlluar me dy plumba në kokë, nga dy vëllezër shqiptar me vendbanim në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 janar 2026, pranë tarvernës da Poldo në Terme. Zënka mes marokenit dhe dy vëllezërve shqiptarë ka nisur për shkaqe banale, pasi marokeni është përplasur me 31-vjeçarin shqiptar brenda lokalit ku dhe është qëlluar me plumb në kokë.
Sipas mediave italiane marokeni iu kishte kërkuar pije dy vëllezërve shqiptarë, ndërsa këtë të fundit ishin bezdisur nga sjellja e tij. Njëri prej tyre, kishte nisi ta godiste në kokë me armën, ndërsa aksidentalishit ishin shënuar edhe dy të shtëna. Nga hetimet dy vëllezërit shqiptarët rezultuan me vendbanim të paligjshëm në Itali dhe pa precedentë penale.





