Tre persona, mes të cilëve dy kushërinjë të parë të një ish-ministri të njohur në Greqi, të moshës 52 dhe 56 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga Prokuroria e Atikës.

Bëhet me dije nga mediat greke se personat e arrestuar akuzohen se kishin ngritur një laborator të falsifikimit të heroinës në Melissia, dhe më pas e shisnin në sheshet e qytetit të Athinës.

Emri i politikanit të njohur për shkak të sekretit hetimor dhe etikës nuk është bërë i ditur.

Konfirmohet nga autoritetet se Policia e Prokuroria, kanë bastisur ditën e djeshme një shtëpinë në Melissia, ku kanë arrestuar tre personat dhe sekuestruar rreth 610 gramë heroinë, 300 lëndë të falsifikuara, 900 metadon, kanabis, një pistoletë.

Dy personat, të cilët sipas informacioneve janë “lojtarë të vjetër” në fushën e drogës gjatë bastisjes së Policisë , kanë thënë se janë kushërinjtë e parë të ish-ministrit, madje njëri prej tyre ka të njëjtin mbiemër dhe të njëjtin emër ndërsa me automjet bashkëpunëtori i tij grek shpërndante dozat e heroinës.

Ndërkohë droga është dërguar në laborator dhe pritet të ekzaminohet nëse është e pastër apo e falsifikuar që mund të sillte pasoja edhe më të rënda për përdoruesit.