Është proceduar penalisht ditën e sotme një mjeke gjinekologe në spitalin e Beratit.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se mjekja akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga ana tjetër mësohet sa informacioni zyrtar i policsë së është procedohet penalisht edhe një tjetër shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”.
Mjekja gjinekologe është identifikar me inicialet E.SH.
Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.
Kurse shtetësja e dytë me iniciale M.G, i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.
Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.