GREQI- Një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e Lefkadës në Greqi me dhimbje të forta në këmbë pas pickimit nga një merimangë “Black Widow”. Mësohet se ai është kafshuar nga merimanga teksa vishte këpucët, të cilat i kishte lënë jashtë shtëpisë. Rreth gjysmë ore pas pickimit filloi të ndjente siklet dhe brenda pak minutash dhimbja u bë e padurueshme. 35-vjeçari është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Lefkadës ku mjekët kanë dhënë mjekim ndërsa ka qëndruar në spital për monitorim të vazhdueshëm.
Pas 24 orësh dhimbja ishte qetësuar. Në momentin që 35-vjeçari ka ndjerë thumbimin, nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, pasi ka menduar se ka qenë ndonjë guralec apo ndonjë gjemb që e ka pickuar dhe ka vazhduar punën. Megjithatë, rreth gjysmë ore më vonë, dhimbja filloi të bëhej e fortë, kështu që ai hoqi këpucën për të parë se çfarë po ndodhte, vetëm për të gjetur se ishte kafshuar nga një merimangë e zezë 2-3 centimetra e “vejushës së zezë”, e cila ishte ende në këmbë.
Çfarë duhet të bëni nëse ju kafshon një “vejushë e zezë”
“Vejusha e zezë” është një nga merimangat e shumta që i përkasin gjinisë Latrodectus. Emri i saj i referohet tendencës së femrave në disa specie për të gllabëruar mashkullin pas çiftëzimit. Helmi i “vejushës së zezë” përbëhet nga neurotoksina dhe, në organizmat e dobësuar, mund të shkaktojë paralizë apo edhe vdekje.
Merimanga ndërton një rrjetë të fortë, ngjitëse me fibra mëndafshi. Është zbuluar se forca e kësaj fije mëndafshi është e barabartë me një fibër prej çeliku me të njëjtën trashësi, por çeliku ka densitet 6 herë më të madh.