U pret rrugën dhia, aksidentohen rëndë dy vëllezër nga Elbasani.
Fiordi Hasa 26 vjeç dhe Irdi Hasa 29 vjeç kanë qënë duke lëvizur me motor teksa janë aksidentuar rëndë.

Shkak është bërë prerja e rrugës nga një kafshë e imët dhi.

Motori ka humbur kontrollin dhe dy të rinjtë pasi janë rrëzuar kanë marrë plagë të rënda. Njëri prej tyre mësohet se është transportuar me holikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri drejt spitalit Rajonal Elbasan.