Ka ndërruar jetë pas 26 ditësh 36-vjeçarja Marjola Myrtollari, e cila u qëllua me thikë në 2 qershor të këtij viti nga bashkëshortja e saj.
Marjola Myrtollari prej gati 1 muaji ndodhej në QSUT vnë gjendje të rëndë shëndetësore, ku gjasat për rikthim ishin të pakta për shkak të plagëve të shumta te marra si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup.
Edhe pse mjekët kryen disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk mundi te fitonte betejën me jetën.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorrëzua.
Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kish nisur për shkaqe xhelozie.





