Vazhdon të trondisë me deklaratat 17-vjeçarja nga Durrësi e cila prej 1 muji ishte larguar nga shtëpia.

Pasi u frikësuan për fatin e saj, prindrin e adoleshentes kanë bërë denoncimin në polici dhe kishin nisur kërkimet për të.

Por e reja ishe arratisur me kushëririn e saj, djalin e hallës i cili ka përfunduar në pranga pasi vajza u gjet nga uniformat blu.

E reja kishte shkëputur kontaktet me familjarët dhe kjo e shtonte më tepër merakun e tyre. Por pak ditë më parë policia ka njoftuar se e reja dhe kushëriri i saj janë larguar së bashku.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, është bërë e mundur lokalizimi i vendndodhjes së saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa”, deklaroi Policia.

Nga ana tjetër vetë vajza ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj te kushëriri dhe ka kryer marrëdhënie pa e detyruar ky i fundit.

“Nga shtëpia jam larguar me dëshirën time, nuk më ka detyruar askush. Nuk kam dashur ta lajmëroj familjen, pasi nuk doja që të bëheshin merak.

Gjatë kësaj kohe qëndrova te shtëpia e kushëririt tim. Jetonim të dy te një shtëpi që ai kishte marrë më qira në zonën e plazhit. Më ka trajtuar shumë mirë. Nuk më ka detyruar fare që të qëndroja kundër dëshirës sime.

Kisha dëshirë të rrija më të. Asgjë nuk ka ndodhur kundra vullnetit tim. Kam jetën time dhe bëj çfarë të dua me të”, ka deklaruar ndër të tjera 17- vjeçarja, e cila iu nënshtrua edhe vizitave mjekoligjore.

Në pyetje nga mjekësia ligjore vajza nuk e ka mohuar që kshte kryer marrëdhënie seksuale me kushëririn e saj.

“Po kam kryer marrëdhënie me të. Kam jetën time dhe bej ashtu si e ndjej. Për trupin tim përgjigjem vetëm unë dhe shkoj me kë të më dojë qejfi dhe nuk i jap llogari askujt”, ka pohuar 17-vjeçarja.