Sa mirë e njohin njëri-tjetrin, Ueda dhe Arlind? Sot në “Jo Vetëm Modë” i treguan të gjitha!
Puthjen e parë ata e kujtojnë kështu:
Ueda: Ndjesi shumë e bukur, sikur nuk ishte e para.
Arlind: Si mund ta përshkruaj?! S’di, tronditje dhe paralelisht diçka që s’më ka ndodhur përpara.
Po pseudonimet?
Arlindi: E kam në telefon emrin, Eda me 3 zemra të kuqe. I them dhe sy poç, kur më sheh me ato sytë e bukura.
Ueda: Unë e kam vënë Lindi me një zemër të kuqe. I thërras Lindi, zemër, shpirt…
Uedën e mahnit pjekuria dhe buzëqeshja e Arlindit.
“Vdes për buzëqeshjen e tij!”
Ndërsa Arlindi thotë se “ia ka plotësuar të gjitha”.
Dasëm e kanë deklaruar që do bëjnë, madje kanë në plan të sjellin në jetë 3 fëmijë.
Ueda: Unë dua 3 vajza, po edhe një djalë.
Arlindi: Ça të na fali zoti!