Pikëpyetjet e vrasjes së Ilaria Sulës në Itali, autori nuk tregon motivin e krimit
Romë, 3 prill 2025 – Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula ka tronditur opinionin publik në Itali. 22-vjeçarja, e cila ishte raportuar e zhdukur prej një jave, u gjet e pajetë, e futur në një valixhe dhe e hedhur në një zonë të pyllëzuar rreth 40 kilometra larg Romës.

Sipas hetimeve, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike është ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari filipinas Mark Antony Samson, student i arkitekturës. Pas disa orësh marrjeje në pyetje, ai pranoi krimin, por nuk tregoi motivin e saktë të vrasjes apo dinamikën e plotë të ngjarjes. Samson akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të trupit.

Hetimet dhe dyshimet mbi ngjarjen
Autoritetet dyshojnë se krimi ndodhi pas një debati mes të dyve, ndoshta për shkak të përfundimit të marrëdhënies së tyre. Kamerat e sigurisë në zonën ku jetonte Samson, ku mendohet se ndodhi krimi, janë duke u analizuar nga hetuesit.

Ilaria Sula, studente e vitit të tretë në Universitetin La Sapienza, u zhduk më 25 mars. Në orën 21:00 ajo doli nga apartamenti që ndante me disa vajza të tjera, pasi kishte shkëmbyer mesazhe me ish-të dashurin. Hetuesit zbuluan se ata u takuan në një parking pranë banesës së Samson. Dyshohet se pas një debati, ai e ka goditur me thikë disa herë, më pas e ka futur në një valixhe dhe e ka transportuar për ta hedhur në një zonë të largët.

Dyshime mbi përfshirjen e prindërve të autorit

Mediat italiane raportojnë se prindërit e Samson ishin në shtëpi në momentin e dyshuar të vrasjes dhe se ata tani janë nën hetim për të zbuluar nëse kanë pasur rol në këtë krim të rëndë. Ndërkohë, Samson ka treguar vendin ku hodhi trupin e Ilarias dhe ka pranuar se e ka hedhur armën e krimit në një kazan mbeturinash në Romë, por ende as thika dhe as telefoni i viktimës nuk janë gjetur.

Dhimbja e familjes Sula
Familja e Ilarias, e cila jeton në Terni, është në zi. Nëna e saj ka deklaruar se kishte një parandjenjë të keqe për fatin e vajzës. Tragjedia ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje makabre.

Unanswered questions in the murder of Ilaria Sula in Italy, suspect remains silent on motive
Rome, April 3, 2025 – The murder of Albanian student Ilaria Sula has shocked public opinion in Italy. The 22-year-old, who had been missing for a week, was found dead inside a suitcase, discarded in a wooded area about 40 kilometers from Rome.

Investigations revealed that the suspected perpetrator is her ex-boyfriend, 23-year-old Filipino architecture student Mark Antony Samson. After hours of interrogation, he confessed to the crime but refused to disclose the motive or details of the attack. He is currently charged with premeditated murder and concealment of a corpse.

Investigation and key suspicions
Authorities believe the crime occurred following a heated argument, possibly due to the breakup of their relationship. Surveillance cameras near Samson’s residence, where the murder is suspected to have taken place, are being analyzed for evidence.

Ilaria Sula, a third-year student at La Sapienza University, disappeared on March 25. At around 9:00 PM, she left the apartment she shared with other girls after exchanging messages with her ex-boyfriend. Investigators discovered that they met in a parking lot near Samson’s residence. It is suspected that during an argument, he stabbed her multiple times, placed her in a suitcase, and transported her to a remote area to dispose of her body.

Were the suspect’s parents involved?
Italian media report that Samson’s parents were home at the time of the suspected crime and are now under investigation to determine if they played any role. Meanwhile, Samson has led authorities to the location where he dumped Ilaria’s body and admitted to disposing of the murder weapon in a garbage bin in Rome. However, neither the knife nor the victim’s phone has been recovered.

Grief and mourning in the Sula family
Ilaria’s family, residing in Terni, is devastated. Her mother revealed that she had a strong feeling that something terrible had happened to her daughter. This tragic event has deeply affected the Albanian community in Italy, while authorities continue their investigation to uncover all details behind this horrific crime.