Një vrasje tjetër ka tronditur Greqinë në Porto Heli në Argolida. Sipas informacioneve të para, një burrë rreth 78 vjeç, vrau gruan e tij 75 –vjeçare dhe më pas ai dha fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, duke e çuar numrin e vrasjeve ne 11 që nga fillimi i vitit 2021, ku viktima janë gratë.

Policia në vendngjarje gjeti trupin e pajetë të 75-vjeçares dhe të 78-vjeçarit, që kishte varur veten.

Sipas mediave vendase gruaja vuante nga Alzheimer, ndërsa vrasësi që kreu vetëvrasje la pas një shënim në të cilin shkruante “Unë jam fajtori”.