Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas raportimeve të policisë, gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj, është vetëhedhur nga kati i 4-t dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Episodi tragjik u regjistrua në lagjen ‘Ali Demi’ teksa trupi i pajetë i gazetarit të ndjerë është filmuar i shtrirë në rrugë.

Menjëherë pas ngjarjes hamendje të forta janë hedhur për vetëvrasjen e Myftarajt. Shumë personazhe kanë hedhur dyshimet se ngjarja mudn të ketë qënë e stisur, teksa autoritetet e kanë konsideruar ngjarjen si vetëvrasje.

Ndër personazhet që kanë reaguar ka qenë dhe avokati Altin Goxhaj. Ai shkruan në postimin e tij: ‘Kastriot Myftaraj paska ndërruar jetë pasi sipas policisë është hedhur nga kati i katërt. Unë nuk i besoj këtyre! Po ti?