Home Finance Ura mbi Bunë që shkurton 73 herë distancën Shqipëri-Mali i Zi

Ura mbi Bunë që shkurton 73 herë distancën Shqipëri-Mali i Zi

Projekti i parë, është paraqitur sot për kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, ndërsa në gusht do të zbulohet e plotë e gjithë planimetria.

OHËR- Ndërtojmë ura! Në qershor të vitit të ardhshëm premtimi duket se do të bëhet realitet, pasi një urë që pritet të përfundojë për 18 muaj do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

Projekti i parë, është paraqitur sot për kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, ndërsa në gusht do të zbulohet e plotë e gjithë planimetria. Siç edhe u bë me dije, ura pritet që të shkurtojë 73 herë distancën mes dy qyteteve, pasi të përfundojë.

Ura do jetë 380 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur lumi Bunë do të jetë i hapur për mjetet lundruese.

Procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, ndërsa e gjithë vepra mund të përfundojë brenda 18 muaj, me kosto maksimale 9 mln euro. Buxhet ky për të cilin kanë rënë dakord të dyja qeveritë.