Home Lajmi-Fundit Urdhër i SPAK/ Aksion i madh , goditet grupi kriminal, arrestohen 7...

Urdhër i SPAK/ Aksion i madh , goditet grupi kriminal, arrestohen 7 persona. Emrat

Pas emërimit të drejtuesve të rinj, policia e shtetit duket se ka nisur aksion në qytetet “problematike” për kapjen elementëve kriminalë.

Pas operacionit të mbrëmshëm në Elbasan, policia po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK, ku raportohet se janë shoqëruar 7 persona.

Të arrestuarit janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Pashk Lala, Miri Rrapi dhe Aleks Kedheli.

Personat akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.

Efektivi i policisë u vra pikërisht pas një operacioni antidrogë nga 21-vjeçari Aldi Rama