Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiut bëri bujë me daljen e saj të parë në rrjete sociale.

Nicol u shndërrua menjëherë në një nga më të ndjekurat dhe më të komentuarat jo vetëm për pamjen e saj të jashtme por dhe për faktin se mamaja e saj e kishte mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut dhe nuk dinim asnjë detaj për të.

Bukuroshja u shpreh se nuk i pëlqen televizioni dhe në të ardhmen mendon të hapë një biznes të sajin.

E pyetur kujt i ka ngjarë më shumë, Nikol tha: “Babit”.

Cilat janë kritikat ose këshillat që i bën shpesh Alketa?

“Bëji qerpikët me më pak volum. Dil më natyrale në foto. Mos e ul veten për njeri, tregohu me edukatë dhe me mend në kokë”, tregoi Nikol.