Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Sarandë, ku një 15-vjeçare kërcënoi me thikë shoqen bashkëmoashatare.

I gjithë sherri ka ndodhur për një djalë.

Kujtojmë, se një prej vajzave u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.