Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku u gjetën të pajetë çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë.

Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin.

Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.

Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të pajetë nga fqinjët e tyre, ndërsa policia konstatoi shenja dhune.

Megjithatë, banesa e tyre nuk kishte shenja të grabitjes, çka e ka bërë më të mistershme ngjarjen.

Kosta Ilia kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia ku kishte marrë pensionin, dhe siç raportohet kishte pasur grindje me bashkëshorten e tij.