Një 29 vjeçare ka humbur jetën sapo ka dalë nga spitali në Itali, ndërkohë që familjarët kanë hedhur akuza ndaj mjekëve.

Teresa D’Auria, estetiste, nga Casoria (Napoli ), ishte ndjerë keq nga stomaku më 31 dhjetor dhe ishte shoqëruar nga familjarët në spital. Por mjekët e dërguan në shtëpi ditën e Vitit të Ri dhe ajo vdiq më 2 janar.

Sipas familjarëve ajo ka pasur dhimbje të vazhdueshme, dhe ridërgimi në spital u bë tepër vonë, pa pasur mundësi për ta mbajtur në jetë të renë.

Familjarët duan të sqarojnë shkaqet e vdekjes së Teresës. Autoriteti gjyqësor urdhëroi autopsinë e trupit, i cili ndodhet në spitalin San Giuliano di Giugliano.