Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u plagos mbrëmjen e sotme në një poligon në Obiliq.
Lajmi është bërë me dije nga mjeku në urgjencën e spitalit të Prishtinës QKUK, Naser Syla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.