Një person 33-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të armës së zjarrit në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se ai fillimisht është paraqitur në spitalin e Lezhës me plagë të rënda të shkaktuara nga armë zjarrit, por më pas ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për të riun Amaros Deda, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia gjendet aty për të sqaruar rrethanat e plagosjes. Dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.