Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin “Late Night”. Gjatë emisionit, ylli i muzikës zbuloi edhe të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

Shiko videon më poshtë minuta e 12:40:

Gjithashtu Dua foli edhe për hitin e saj më të ri “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme. Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për “Këngën e Vitit” në “Grammy Awards 2024”. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andrew Wyatt.