SPANJE – Imazhe të këqija të Kylian Mbappé. Qendërsulmuesi francez i Real Madrid mori një karton të kuq në ndeshjen e La Ligës kundër Alaves, të cilën ‘blancos’ e fituan ngushtë dhe me vështirësi (1-0) falë një goli të Camavinga.
Një përjashtim i domosdoshëm i dhënë nga arbitri pas një rishikimi të VAR-it në minutën e 38-të, pas një ndërhyrjeje ‘vrasëse’ ndaj Antonio Blanco, një ish-lojtar i të rinjve të Realit.
Mbappe i kërkon falje Blanco-s…
Pas ndeshjes, ish-lojtari i PSG-së megjithatë kontaktoi Blanco-n për t’i kërkuar falje dhe për ta pyetur për gjendjen e tij, sipas gazetës MARCA. Jo vetëm kaq: por ai bëri të njëjtën gjë me shokët e tij të Realit, që mbetën me një lojtar më pak në skuadër dhe e vështirësuan jetën.
Siç thuhet nga Madridi, Mbappe nuk kishte ndërmend të dëmtonte kundërshtarin, por goditja ndodhi pas dy faulleve të pësuar që nuk ishin akorduar. Megjithatë, vendimi i arbitrit dhe përjashtimi u pranua nga gjigantët spanjolë.
Historia e dëbimeve…
Dje ishte dëbimi i katërt në karrierën e Mbappes. E fundit daton gjashtë vjet më parë, në sezonin 2018-19, në finalen e Kupës së Francës kundër Rennes, më 27 prill 2019. Dy të tjerat datojnë: në Kupën e Francës 2017-18, përsëri kundër Rennes, dhe në Ligue 1 kundër Nimes, më 1 shtator 2018. Kartoni i katërt ishte i kuqi ndaj Alaves, pas ndërhyrjes ndaj Blancos për shkak të presionit të ndeshjes.
There was absolutely no attempt from Kylian Mbappé to win the ball 😕pic.twitter.com/RTFzbKOGmn
— Footybuzz (@footybuzzHQ) April 13, 2025