Nj⌂ aksident i rëndë ndodhi sot në Vlorë.
Shoferi dhe nje pasagjer mbeten te vdekur pasi kaioni me te cilin udhetonin, u permbys.

Drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por sipas policisë drejtuesi i automjetit ka tentuar të manovrojë nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere duke u kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit. Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.

Shoferi është gjetur i vdekur, por trupi i dytë vijon ende të kërkohet. Zjarrfikësit, policia, por dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, ku po kryhen punime.

https://youtu.be/vs_rejc_RSU