GREQI- Panik në orët e para të mëngjesit në spitalin Sismanoglio. Persona të panjohur, të veshur si mjekë, kanë kërcënuar me armë punonjësin e sigurimit dhe kanë mundur që të shkojnë deri në zonën ku ndodhet bankomati. Protothema, raporton se në momentin që ata kanë mbërritur përballë bankomatit, e kanë hedhur në erë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit në godinën ku ndodhet shkolla e mesme Amarousi në kryqëzimin e rrugëve Agios Konstantinos dhe Plataion. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta në zonën ku ndodhet bankomati.
Autorët vishen si mjekë/ Futen brenda spitalit me armë,
Sipas vlerësimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga përdorimi i gazit. Ende nuk ka informacion për personat përgjegjës.